Etrit Berisha hero, kualifikon Haken ndaj Anderleht të Hasit

Etrit Berisha hero, kualifikon Haken ndaj Anderleht të Hasit

Heroi i mbrëmjes në “Brivida Arena” ka një emër. Ai është portieri kuqezi Etrit Berisha pjesë te skuadra suedeze e Haken. Në duelin për turin e dytë të Ligës së Europës, Berisha priti një penallti dhe shënoi të fundit që kualifikoi vendasit duke u shndërruar në një triumfues të vërtetë. Në këtë takim të kthimit, Haken duhej të përmbyste rezultatin 0-1 të duelit të parë në favor të Anderletit të trajnerit shqiptar Besnik Hasi. I’a doli në të 92′ kur shifrat shkuan në 2-1 për suedezët. Pas shtesës 2×15′ pa risi, i erdhi radha e penalltive aty ku Etrit Berisha...