Etimologjia e emrit “Drenicë” dhe trashëgimia

Etimologjia e emrit “Drenicë” dhe trashëgimia

Kujtim Sh.DEMIRI M.Sc. 15 Qërshor 2020 |Prishtinë RKS Përmes këtij shkrimi të karakterit përmbledhës të informatave, bazuar edhe në opinione të studiusve synoj të paraqes kuptimin e qartë të emrit “Drenicë” rrjedhimisht edhe etimologjinë e saj. Po ashtu, përmes këtij shkrimi do të paraqes shkurtimisht, edhe informata rreth trashëgimisë arkeologjike, kulturore dhe shpirtërore. Në mes të rrafshit të Dukagjinit e të Kosovës, dominon një tërësi e veçantë kodrinore-malore me emërtimin e përbashkët – DRENICA. Territori i Drenicës ka kufijt e vet natyrore dhe kufizohet, në lindje me rafshin e Kosovës, në jug me Carralevën, në jugperëndim me Podrimjen e me Llapushën, në perëndim me rrafshin e Dukagjinit, në veriperëndim me Podgurin dhe në veri me Koloshinin e Ibrit. Për regjionin e Drenicës, interesimi i studiuesve...