“Ethet” e Topit të Artë/ Sot të gjithë sytë nga Londra për ceremoninë e trofeut prestigjioz, kush do të shpallet lojtari më i mirë vitit?
Londra bëhet qendra e vëmendjes së futbollit botëror, teksa më 26 tetor zhvillohet ceremonia e Topit të Artë 2026. Gara për çmimin prestigjioz pritet të jetë në fokusin e tifozëve, ndërsa vëmendja përqendrohet te emrat që synojnë të kurorëzohen si futbollistët më të mirë të vitit. Ceremonia e Topit të Artë 2026 zhvillohet këtë të hënë në Londër, ku do të shpallen fituesit e çmimeve për futbollin e meshkujve dhe atë të femrave. Edicioni i këtij viti pritet të tërheqë interes të madh, me diskutimet që përqendrohen te paraqitjet individuale, trofetë e fituar dhe ndikimi i lojtarëve në suksesin e skuadrave të tyre gjatë sezonit. Topi i Artë mbetet një nga vlerësimet më të rëndësishme në futbollin botëror. Çdo vit, çmimi rikthen debatin mes tifozëve...
Burimi:
javanews.al