Esad Mekuli: Unë nuk njoh lumni…
Poezi nga Esad Mekuli Unë nuk njoh lumni: shqetsimet në zemër m’lulzojnë.Kam mbetë i vetëm-pa motër e pa vlla.Jam fëmi i k’putun, n’horizonte t’tymnosuna ra,ku shkrepin rrëfetë dhe n’humnerë t’fërfllojnē. Jam bir i mjerimit, i lanun rrug’ve n’rravgime,shok lypsash, bredhsash e i njerëzve n’mjerim.Jam nxitja e përhershme në t’përhershmet rrëxime-Shqetsim i përhershëm në t’përhershmin pësim. Jam dhimbj’e t’vorfnit, pa bukë e n’ujë mbetë,lot nane që mbi tryezën e shprazët lëshohet…Jam mall i skllavit, në ndjekje për jetë,që nën mështeknën- n’ajri naltësohet… Jam vuejtja e t’shkelunve, mbytun në zi,kushtrim në ngulje, që copton çdo pengesë:– n’at uzdaj t’madhe, që çohet me fuqipërmbi rrënime- unë jam nji grimë shpresë. Jo, nuk njoh lumni: shqetsimet n’zemër m’lulzojnë.Kam mbetë i vetëm- pa motër e pa vlla.Jam fëmi i k’putun,...
Burimi:
kultplus.com