Burimi:
Gijotina.com

Ervin Salianji ‘shfaqet’ në hapjen zyrtare të fushatës elektorale të Partisë Demokratike
👁2751
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, iu drejtua demokratëve dhe simpatizantëve të opozitës disa orë para hapjes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit, duke i ftuar ata të angazhoheshin maksimalisht për fitore. Edhe pse ndodhet në burgun e Fierit, ku po kryen një dënim politik për kallëzim të rremë publik, Salianji i dërgoi një mesazh mbështetësve të PD-së për t’u bërë pjesë aktive e fushatës. Ai i ftoi ata të marrin pjesë në ngjarjen që zhvillohej në sheshin “Nënë Tereza” dhe theksoi se shpirtërisht ishte aty mes tyre. Mbështetësit e PD-së dhe kandidatët për deputetë shfaqën mbështetje për Salianjin...