Ervin Salianji: Rriten 100 mln euro kostot e rrugës Milot-Balldren, SPAK të ndërhyjë para se paratë të bëhen rrush e kumbulla!

Ervin Salianji: Rriten 100 mln euro kostot e rrugës Milot-Balldren, SPAK të ndërhyjë para se paratë të bëhen rrush e kumbulla!

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka reaguar për rritjen e kostos së projektit Milot-Balldren, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga SPAK. Salianji pretendon se kostoja është rritur me afro 100 milionë euro dhe thotë se hetimi duhet të nisë para se paratë publike të shpenzohen dhe jo pasi ato të jenë shpërdoruar. Ai kërkon që të hetohen kontrata, procedurat, vendimmarrja, përfituesit dhe çdo pagesë e kryer nga buxheti i shtetit. Reagimi i Salianjit: Milot- Balldren skandali i qeverisë me rritjen thuajse 100 milionë Euro që parakalon në mënyrë ulëritëse para SPAK! Kur flitet për qindra milion Euro hetimi duhet të jetë paraprak dhe jo pasi të jenë shpërdoruar miliona Euro. Kur ka dyshime për një aferë me paratë e shqiptarëve, SPAK-u duhet të ndërhyjë menjëherë...