Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin, Gjykata e Brazilit ‘i mbyll derën’, refuzon ankimimin e dytë

Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin, Gjykata e Brazilit ‘i mbyll derën’, refuzon ankimimin e dytë

Ervin Mata BRAZIL-Për të dytën herë radhazi Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka refuzuar ankimimin e Ervin Matës kundër ekstradimit të tij drejt Shqipërisë. Në vendimin e 20 tetorit 2026 gjykata ka arsyetuar se mbrojtja nuk ka paraqitur argumente të mjaftueshme për të vënë në dyshim vendimin e mëparshëm të marrë në mesin e shtatorit, kur Gjykata e Brazilit miratoi ekstradimin e tij.  Avokatët mbrojtë të Ervin Matës ngritën tre pretendime, ku së pari kërkuan pezullimin e procedurës së ekstradimit, duke argumentuar se ishte ende në pritje të shqyrtimit një kërkesë e Ervin Matës për status refugjati në Brazil. Mbrojta pretendoi se ndaj Matës ishte hapur formalisht një hetim policor në Brazil dhe sipas tyre shteti Shqiptar i cili ka kërkuar ekstradimin, nuk ka kompetencë...