“Ernest Muçi po bën gjëra të jashtëzakonshme”, gazetari turk kritikon Besiktasin: A mos bënë gabim që e lanë të ikte…?

“Ernest Muçi po bën gjëra të jashtëzakonshme”, gazetari turk kritikon Besiktasin: A mos bënë gabim që e lanë të ikte…?

Kalimi nga Besiktas te Trabzonspor ka qenë vendimi më i mirë që mund të ketë marrë Ernest Muçi dhe kjo vihet re nga performancat që sulmuesi shqiptar po jep në fushë. 3 golat dhe 6 asistet në Superligën turke, shtojmë këtu dhe kontributet në Conference League dhe Kupën e Turqisë, janë dëshmi se në Besikat mund të jenë penduar që e lanë të ikte për 8 milionë euro. I këtij mendimi është dhe gazetari turk, Haldun Domac, i cili në një lidhje direkte me televizioni “A Spor”, është shprehur se Muçi po dhuron performanca të shkëlqyera me ekipin nga Trabzoni, ndërsa ngre pyetjen nëse tek “Shqiponjat e Stambollit” ndihen në fajë që morën vendimin për ta larguar. “Mos vallë te Besiktas janë duke u menduar:...