Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ermir Dedjan e ekzekutuan se donin t’i mbyllnin gojën? Viktima kishte informacione rreth disa ngjarjeve kriminale në Durrës
Një nga pistat e hetimit të grupit hetimor që po punon për zbardhjen e vrasjes së Ermir Dedjas, është dhe makina që dyshohet se u përdor nga autorët, e gjetur e djegur në Gërdec. Emisioni “Në Shënjestër” në News24, i gazetares Klodiana Lala, publikoi detaje nga dosja hetimore ku pikërisht makina tip Seat është pikasur nga kamerat e sigurisë në disa prej akseve të qytetit të Durrësit, dhe që fill pas krimit u gjet pothuaj i shkrumbuar nga grupi hetues, ku në brendësi u gjet edhe një armë zjarri. Kjo tregon se autorët duhet të kenë lëvizur nëpërmjet fshatrave të Durrësit, duke shmangur kështu autostradën apo akset kryesore, me qëllim për t’i shpëtuar kontrolleve të patrullave të policisë, që në këtë kohë ishin ngritur në...