Ermal Nufi në Ministerialin e Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor në Slloveni: Të palëkundur në forcimin rajonal, mbrojtje dhe siguri
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC), në Brdo të Sllovenisë, ku në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ministeriali mblodhi përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse për të diskutuar mbi forcimin e kontributit dhe kapaciteteve të përbashkëta për sigurinë rajonale, përballimin e sfidave dhe kërcënimeve të përbashkëta, si dhe koordinimin e politikave dhe përpjekjeve në kuadër të Bashkimit Evropian. Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, Ministri Nufi nënvizoi angazhimin e palëkundur të vendit tonë në kuadër të bashkëpunimit rajonal në mbrojtje e siguri: “Shqipëria mbetet e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke kontribuar në...
Burimi:
javanews.al