Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Erion Veliaj mbetet në burg! Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e kryebashkiakut për ndryshim të masës së sigurisë
👁9900
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mbetet në burg. Në seancën e sotme, Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi kërkesën e Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë. Në seancë, Veliaj nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati Ermir Beta. Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara. Top Channel