Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Erion Veliaj i pandehur, sot i komunikohet akuza nga SPAK
Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ka marrë zyrtarisht të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe biznesmenin Elman Abule. Ditën e sotme, 23 korrik, pritet që kryebashkiakut t’i komunikohen akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Nuk dihet ende nëse çifti Xoxa–Veliaj do të paraqiten edhe vetë, apo do të marrin dijeni nëpërmjet avokatëve të tyre. Veliaj është vënë në hetim nga SPAK disa muaj më parë dhe që prej 10 shkurtit, kur u arrestua, qëndron në paraburgimin e Durrësit. Kujtojmë se dje, 22 korrik, në një reagim zyrtar ekipi ligjor i...