Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e parashikuar të mblidhet të shtunën, më 14 nëntor, në Gjirin e Lalzit, duhet të japë përgjigje përtej organizimit partiak ku kryesore janë: Çështja e Tiranës, marrëdhënia Rama–Veliaj dhe reagimi ndaj protestave pra tani këto kërkojnë qëndrime të qarta dhe prera. Erion Veliaj prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë. Kjo e drejtë duhet mbrojtur pa kushte dhe pa u ndikuar nga marrëdhëniet e tij me kryeministrin. Por përgjegjësia penale dhe përgjegjësia politike janë dy çështje të ndryshme. Të kërkosh që Tirana të ketë drejtim funksional nuk do të thotë të shpallësh fajtor kryebashkiakun. Qëndrimi ynë ka qenë se Veliaj duhej të mbrohej në gjendje të lirë. Këtë mendim e kemi edhe sot. Vendimet gjyqësore...
Burimi:
kohajone.com