“Fantazma e Operës”, romani gotik që u shndërrua në një nga muzikalët më të famshëm në botë

“Fantazma e Operës”, romani gotik që u shndërrua në një nga muzikalët më të famshëm në botë

“Fantazma e Operës” (The Phantom of the Opera), romani i shkrimtarit francez Gaston Leroux, mbetet një nga veprat më të njohura të letërsisë gotike, duke ndërthurur misterin, tmerrin, muzikën dhe dashurinë e pamundur. Vepra u botua fillimisht në formë seriali në gazetën franceze “Le Gaulois”, nga 23 shtatori 1909 deri më 8 janar 1910, ndërsa në fund të marsit të po atij viti u botua si libër nga shtëpia botuese Pierre Lafitte. Ngjarjet zhvillohen në Pallatin Garnier, shtëpinë e famshme të Operës së Parisit, ku një prani misterioze, e njohur si Fantazma e Operës, terrorizon artistët dhe punonjësit e teatrit. Pas incidenteve të pazakonta dhe zhdukjeve misterioze, zbulohet historia e Erikut, një burri me fytyrë të deformuar, i cili jeton i fshehur në hapësirat nëntokësore...