Erion Braçe kundër Reformës Territoriale: Ndryshojmë jetën e njerëzve me këtë hartë, jo kufijtë

Erion Braçe kundër Reformës Territoriale: Ndryshojmë jetën e njerëzve me këtë hartë, jo kufijtë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj reformës së re territoriale, duke theksuar se ndryshimet në hartën administrative nuk duhet të bëhen mbi interesa politike, por mbi parime që vendosin qytetarët në qendër. Duke folur në Kuvend, Braçe kujtoi zgjedhjen e tij të parë si deputet në Poliçan dhe marrëdhënien me banorët e kësaj zone. “U zgjodha deputet për herë të parë në Poliçan nga njerëz që jo vetëm që më votuan, por më strehuan dhe më mjekuan, kur njerëz që janë ende në këtë sallë më donin të humbur dhe të dështuar. Për 17 vite me radhë, njerëz të tjerë, edhe ata nga Poliçani, Berati e Kuçova, më dhanë besimin dhe nderin e pafund për t’i përfaqësuar në Kuvend....