Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Erina Çoku: Unë, ti dhe dashuria
Poezi nga Erina Çoku Dashuria thërrmohet si bukëpër shpendët përtacë të strehëvepër milingonat e egra të qoshkavepër humusin e pemëve të mbijetuaranë qytetin e turbullt ndanë një mali.Dashuria bëhet lëndë veshtulloreu ngjitet të gjitha objekteveu vishet reliev i padukshëm ndërtesaveu shkruhet në shpinë kalimtarëvesi gjuhë e turbullt fatthënash.Dashuria lëshohet prej qielli si lavjerrës orekacavaret bimë toke mureve të plasariturarri pezull gjendje e pestë e lëndësngjishet brenda krijesëssi një shqisë e përveçme ende e panjohur.Dashuria shpërbëhet në tingujjehohet në trupin tim,jehohet në trupin tënd,mbush hojëzat e krijesës që jemi.Dashuria ndodh kështu, ndodh dhe ashtushndërrime të vogla në tempullin që jemigjersa ne njohim veten tonë të panjohur,duke u parë në njëri-tjetrin. ObserverKult Lexo edhe: Ç’BAN? Ç’BAN TI N’ANDRRËN TIME?… POEZI NGA ERINA ÇOKU