Erich Maria Remarque, shkrimtari që e ktheu tmerrin e luftës në letërsi

Erich Maria Remarque, shkrimtari që e ktheu tmerrin e luftës në letërsi

Në moshën 18-vjeçare, Erich Maria Remarque u rekrutua në ushtrinë perandorake gjermane dhe u dërgua në Frontin Perëndimor, ku përjetoi nga afër brutalitetin e Luftës së Parë Botërore. Përvoja e tij në llogore, plagosja dhe humbja e nënës do të linin gjurmë të thella te shkrimtari dhe do të bëheshin më vonë burimi i një prej romaneve më të njohura të letërsisë së luftës, “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”. Erich Paul Remark lindi më 22 qershor 1898 në Osnabrück të Gjermanisë, në një familje katolike romake të klasës punëtore. I apasionuar pas leximit dhe i interesuar për mësimdhënien, ai po studionte në Universitetin e Münsterit kur, në nëntor 1916, u rekrutua në ushtrinë gjermane. Ai u caktua në një regjiment xhenierësh në Flandër,...