Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

-Koment i gazetës KOHA JONË- Shqiptarët kanë parë shumë ambasadorë amerikanë të vijnë e të largohen nga Tirana. Kanë dëgjuar deklarata për demokracinë, drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit. Kanë ushqyer shpresa, kanë përjetuar zhgënjime dhe kanë ruajtur besimin se Shtetet e Bashkuara mbeten partneri më i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Eric Wendt ka mundësinë që këtë besim ta shndërrojë në një marrëdhënie edhe më të fortë, përmes një përfaqësimi të qartë, të drejtë dhe të palëkundur në parime. Ai ka mundësinë të bëhet një nga ambasadorët amerikanë më të respektuar në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ky është një vlerësim për potencialin e misionit të tij, një pritshmëri që duhet të marrë përgjigje përmes punës. Vendin në histori nuk ta jep ceremonia...