Erdhen studentet! Tirana ne tym e flake, Revolucioni filloi
Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit vijon prej disa orësh, ndërsa situata është tensionuar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.Pas riorganizimit në rrugën e Durrësit, studentët u kanë vënë flakën kartonëve dhe disa reklamave të vendosura përgjatë rrugës. Ndërkohë, forcat e Policisë kanë krijuar një kordon përballë protestuesve, ndërsa në zonë ndodhet edhe një autobot me ujë.Përplasjet vijojnë prej rreth katër orësh, pasi protesta nisi në orën 14:00 me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.Për rreth një orë, tubimi u zhvillua në mënyrë paqësore, me thirrje dhe parulla kundër qeverisë. Më pas, protestuesit hodhën vezë dhe pllaka trotuari në drejtim të godinës së Ministrisë, duke thyer xhamat e institucionit.Gjatë protestës, studentët shembën edhe kangjellat e trotuarit dhe arritën të hapnin një...
Burimi:
sot.com.al