Erblin Osmani bën debutimin historik me fanellën e Kosovës
25 September, 2026 - 15:45 Erblin Osmani ka shkruar histori me fanellën e përfaqësueses së Kosovës, duke u bërë lojtari më i ri që debuton me “Dardanët”. Talenti i Bayern Munichut ka debutuar në moshën 17 vjeç, 4 muaj e 5 ditë, duke regjistruar paraqitjen e parë në nivelin e përfaqësueses A të Kosovës. Osmani, i cili është pjesë e akademisë së Bayern Munichut, u aktivizua për herë të parë me Kosovën dhe tashmë ka bërë hapin e rëndësishëm drejt karrierës së tij ndërkombëtare. 17-vjeçari është pjesë e gjeneratës së futbollistëve të rinj shqiptarë që po zhvillohen në akademinë e klubit bavarez, ndërsa debutimi me Kosovën e ka bërë atë një prej emrave më të rinj që kanë veshur fanellën e përfaqësueses./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com