Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Epoka si trajner drejt fundit? Guardiola zbulon planin: Ja kur do ndalem
Pep Guardiola ka dhënë një sinjal të fortë për të ardhmen e tij, duke lënë të kuptohet se epoka e tij si trajner është drejt fundit. Në një intervistë për GQ Hype, tekniku i Manchester City ka zbuluar se pas kësaj “faze” me klubin anglez, do të tërhiqet nga stoli i trajnerit për të marrë një pushim të mirëfilltë. “E di që pas kësaj faze me Cityn do të ndalem. Kjo është e sigurt, është vendosur – më shumë se e vendosur,” – deklaron Guardiola, pa përcaktuar një afat të saktë kohor për largimin. “Mund të jetë një vit, ose më shumë,...