Epitaf

Epitaf

Poezi nga Vlora Ademi Pritavjeshta me i përtokë gjethetjo Ty! HOVI DREJT TURRIT Asnji tjetër largim nuk dhimbtisa ky i yti.Asnji tjetër nuk i përcolli ma të trishtat dallëndyshe.Ta shitoi shtatin vjeshtae ngjyrat ia ngatërroi dimni.Tjerave ua la moshën tande n’dorë,tespih me tridhetë e tri rruza qelibari. Aty,në nji cep rruge nuk mbin ma bar,ditë t’pajetueme aty sytha qesin përditëe ujiten me lotin e nji grueje. A thue dhimba mall, a malli dhimbë ka ma shumë? Janë dy rreze drite që ta prekin ballin atje përtej,e emnin ta thonë me dy rrokje përditë. A t’shkon mendja me u ba kumri,shikimin tand me e pa n’sytë e tyne,në kangën tande emnin tand me e thanë? A t’shkon mendja me u dalë andrre,me i marrë ngrykë,me ta...