Scaloni: Messi lë pas një trashëgimi të pashoqe, Alvarez dhe Lautaro mund të luajnë së bashku
Pas fitores së thellë 7-0 ndaj Burkina Faso, trajneri Lionel Scaloni analizoi paraqitjen e Argjentinës, duke prekur të ardhmen e “Selección” dhe, mbi të gjitha, trashëgiminë që lë pas Lionel Messi, i cili po i afrohet fundit të rrugëtimit të tij me kombëtaren. Trajneri vlerësoi qëndrimin e skuadrës. “Pjesa e parë ishte e mirë. E nisëm ndeshjen me seriozitet të madh. Në pjesën e dytë, përmes zëvendësimeve, u dhamë minuta lojtarëve më të rinj dhe atyre që po debutonin. Duhet t’u japim kohën e nevojshme për t’u përshtatur. Në përgjithësi, e arritëm objektivin tonë“, tha Scaloni. Megjithatë, tema kryesore ishte Messi dhe ajo që kapiteni do t’u lërë brezave të ardhshëm. Scaloni theksoi, mbi të gjitha, shembullin e përditshëm që jep superylli argjentinas: “Trashëgimia e...
Burimi:
telesport.al