Dy romane të rinj kriminalistikë rikthejnë Berlinin mes historisë dhe ekstremizmit
Për adhuruesit e romaneve kriminalistike të Volker Kutscher dhe detektivit Gereon Rath, vjeshta e këtij viti sjell një mungesë të ndjeshme. Pas gati dy dekadash, seria që e ndoqi Rath-in nga Republika e Vajmarit deri në ngritjen e nazizmit ka përfunduar me vëllimin e dhjetë, botuar në vitin 2024. Ndërsa sezoni i fundit i serialit “Babylon Berlin”, i vendosur në vitin 1933, po transmetohet aktualisht në ARD, dy romane të rinj kriminalistikë përpiqen të mbushin boshllëkun duke rikthyer dy prej elementeve qendrore të botës së Kutscherit: Berlinin dhe ekstremizmin e djathtë. I pari është “Hope Joanna” nga Horst Evers, një roman që e zhvendos vëmendjen nga nazizmi historik te ekstremizmi i së djathtës në Gjermaninë e sotme. Evers, i njohur prej vitesh si autor i...
Burimi:
kultplus.com