Rooney, Mourinho, Benítez…; polemikat më të mëdha të Cristiano Ronaldos gjatë karrierës

Rooney, Mourinho, Benítez…; polemikat më të mëdha të Cristiano Ronaldos gjatë karrierës

Largimi i Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë nuk është e vetmja polemikë në të cilën është përfshirë gjatë karrierës së tij. Nga Wayne Rooney te Erik ten Hag, duke kaluar përmes José Mourinhos, Fernando Santosit apo Juventusit, sulmuesi ka përjetuar konflikte të natyrave të ndryshme. Kapitulli i fundit ka në qendër Jorge Jesus. Trajneri e bëri të qartë qëndrimin e tij për mënyrën e trajtimit të yjeve të mëdhenj. “Statusi i një lojtari nuk i jep atij asnjë privilegj të veçantë. Qasja ime është të respektoj karrierat e tyre”, – deklaroi trajneri i Portugalisë. Futbollisti nga Madeira u largua nga grumbullimi vetëm pak minuta pas përfundimit të konferencës për shtyp të Jorge Jesus dhe publikoi një komunikatë: “Në kohën e duhur do...