Opinion / Vetëbesimi nuk duket më i ndikuar nga e kaluara, Italia në pastërtinë e saj

Opinion / Vetëbesimi nuk duket më i ndikuar nga e kaluara, Italia në pastërtinë e saj

Nga Ivan Zazzaroni* Ka shumë arsye të mira për të filluar ta duam këtë kombëtare italiane, që ende nuk i ka mbushur 25 vjeç (24.6 vjeç është mosha mesatare e formacionit titullar). Disa prej tyre i pamë në testin ndaj Francës në “Stade de France” (barazimin 1-1). Në vitet e dëshpërimit, u kërkonim vazhdimisht lojtarëve të luanin me guxim, të jepnin gjithçka deri në fund, të nderonin fanellën dhe, mundësisht, të na argëtonin. Epo, kundër Francës guximi nuk mungoi, sidomos pas golit të Olise. Askush nuk u kursye dhe fanella u nderua nga të gjithë. Pjesa e parë më mjaftoi për të rigjetur kënaqësinë e një Italie të pastër dhe tradicionale, edhe pse me elementë bashkëkohorë. Mbrojtja e fortë është pjesë e historisë sonë, ndërsa...