Enrique: Ndaj City ndeshje e vështirë, përballë janë dy ekipe që duan të fitojnë Champions
14 Tetor 2026 9:47 Telesport Trajneri i PSG, Luis Enrique, thotë se Manchester City i meritoi trofetë e fituar dhe duhet t’i lejohet t’i mbajë ato, pavarësisht se klubi anglez përballet me sanksione pasi u shpall fajtor për shkeljen e rregullave financiare të Premier League. Në prag të ndeshjes që dy ekipet do të luajnë sot në “Etihad”, trajneri spanjoll tha: “Ka autoritete përgjegjëse për marrjen e atij vendimi. Nëse flas vetëm për futbollin dhe gjërat që kam parë në fushë, Manchester City i meriton ato trofe”. “Sfida ndaj tyre sot është pa dyshim një nga ndeshjet më të mira që mund të luash. E dimë se për çdo kundërshtar, të luash kundër kampionëve në fuqi është një ngjarje e madhe. Mendoj se është një...
Burimi:
telesport.al