Enkileda Çarja, kampione bote në peshëngritje/Begaj: Krenar për arritjet e saj

Enkileda Çarja, kampione bote në peshëngritje/Begaj: Krenar për arritjet e saj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot peshëngritësen e re shqiptare, Enkileda Çarja, për shpalljen kampione e trefishtë për të reja në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Lima, Peru. Kreu i Shtetit përgëzoi edhe trajneren e saj, Eglantina Kalemi, për punën me përkushtim e pasion në përgatitjen e sportistes. “Shumë urime për Enkileda Çarjan, e cila u shpall Kampione Bote e trefishtë në Botërorin e Peshëngritjes, theu 3 rekorde evropiane për të reja, si dhe arriti të marrë medalje bronzi për U20! Krenarë për arritjet e Enkiledës dhe punën e përkushtuar të trajneres së saj, Eglantina Kalemi!”– shkroi Presidenti i...
Burimi: Opinion.al