Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Ëndrra e Bekim Fehmiut ishte të luaj në film, rolin e Skënderbeut
Sipas raportit sekret të “Sigurimit të Shtetit”, bazuar në përgjimet ndaj tij gjatë periudhës tre javore që ai qëndroi në Shqipëri, më 1972. “Në çdo bisedë tregohej i gatshëm për të luajtur në ekranin dhe filmat tanë, por nuk jepte përgjigje për vepra konkrete. Kjo ndoshta se nuk e njeh literaturën tonë pas çlirimit. (Kur u largua ju dhuruan disa libra si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Përsëri në këmbë”, “Kështjella”, etj. Nga biseda rezultoi se ëndrra e tij ishte të luaj në film, rolin e Skënderbeut.” 15 maj 1972. Raport i zbardhur nga D. Kaloçi.