Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
EMRI+VIDEO – Arrestohet në Kryebushat 42- vjeçari, policia i gjeti armë, kapsolla dhe “mall” në doza…
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rreth veprimtarive kriminale të një shtetasi, banues në fshatin Kryebushat, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, finalizoi operacionin policor të koduar “Precedenti”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në fshatin Kryebushat, shtetasi Gjovalin Mani, 42 vjeç. Nga kontrolli në automjet, iu gjet një sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator dhe municion luftarak. Këto u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe...