EMRI – U gjet me duar të lidhura në një makinë, ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet larje hesapesh
Një 35-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Itali. Trupi i tij i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm brenda një automjeti në San Giorgio delle Pertiche. 35-vjeçari është identifikuar përmes shenjave të gishtërinjve dhe elementeve të tjera të mbledhura nga karabinierët e Njësisë Hetimore të Padovës.Në momentin kur është ekzekutuar, shqiptari i kishte duart e lidhura. Sipas konstatimeve të mjekut ligjor Rafi El Mazloum, i cili kreu autopsinë e trupit, Ferdinant Hoti është qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt.Hetimet mjeko-ligjore kanë zbuluar gjithashtu se në momentin kur trupi i tij përfundoi në ujë, 35-vjeçari kishte ndërruar jetë. Në mushkëritë e viktimës nuk janë gjetur gjurmë uji, çka tregon se ai nuk ka vdekur nga mbytja.Karabinierët po përpiqen tani të rindërtojnë lëvizjet...
Burimi:
sarandanews.com