EMRI/ Shqiptari vdes pasi ra në gropën e ashensorit në Itali, trupi u gjet falë ziles së celularit

EMRI/ Shqiptari vdes pasi ra në gropën e ashensorit në Itali, trupi u gjet falë ziles së celularit

CORRIERE DELLA SERA Altin Kokici, një 51-vjeçar me origjinë shqiptare, është gjetur i vdekur natën mes të mërkurës dhe të enjtes në një kantier ndërtimi në Padova të Italisë, ku po zhvillohen punime rikonstruksioni në një ndërtesë. Viktima, pronar i një kompanie të specializuar për ndërtime muresh në Sossano, në provincën e Vicenzës, dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit dhe ka vdekur si pasojë e rënies. Verifikimet Trupin e kanë gjetur efektivët e patrullave të policisë së komisariatit të Padovës, të cilët hynë në objekt gjatë natës së kaluar, pas alarmit të dhënë nga familjarët, të cilët, falë gjeolokalizimit në telefonin celular, shihnin se ai nuk po largohej nga zona e kantierit. Në fakt, personi nuk kishte dhënë më asnjë njoftim për veten...