EMRI/ Shpërthimi me tritol në garazhin e Elvis Kosovës, identifikohet autori

EMRI/ Shpërthimi me tritol në garazhin e Elvis Kosovës, identifikohet autori

Është zbardhur autorësia e shpërthimit me lëndë plasëse që ndodhi më 24 korrik në një garazh në rrugën “Peti” në Tiranë. Policia ka identifikuar si autor të dyshuar 36-vjeçarin Klodian Steli, banues në Fushë Krujë, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Gjatë hetimeve është sekuestruar edhe automjeti që ai ka përdorur në momentin e krimit. Vijojnë përpjekjet për kapjen e tij, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë Zbardhet autorësia e vendosjes së lëndës plasëse në garazhdin e shtetasit Elvis Kosova, ndodhur më datë 24.07.2025. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit. Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit...