EMRI/ Prangoset bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës, një muaj më parë ishte emëruar zv/drejtor në Bashki
Policia e Durrësit ka ndaluar sot Feta Matajn, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare, Filiali Durrës, Eliabeta Mataj. Specialistët për Krimet e Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka caktuar ndaj 44-vjeçarit masën e sigurimit personal ‘Arrest në burg’. Sipas njoftimit të policisë, Mataj, banues në lagjen nr. 15 në Durrës, dyshohet për veprën penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim’. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. Arrestimi i tij vjen rreth një muaj pasi Mataj ishte emëruar në detyrën e zv/drejtorit të Ndërmarrjes Komunale...
Burimi:
syri.net