EMRI/ Ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

EMRI/ Ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

Enea Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje, ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një arresti kardiak. 32-vjeçari ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, po humbi jetën rreth orës 10:00. Vlorë/Informacion paraprak Sot rreth orës 09:50, në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Vlorë, është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore shtetasi i arrestuar E. Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë. Menjëherë është njoftuar shërbimi mjekësor dhe 32-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar se ky shtetas ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Shtetasi E. Sh. ishte arrestuar në flagrancë më datë 29.08.2026,...