EMRI/ Kishte dalë të mblidhte kanoçe, por nuk u kthye më në shtëpi, gjendet i pajetë 65-vjeçari në Divjakë

EMRI/ Kishte dalë të mblidhte kanoçe, por nuk u kthye më në shtëpi, gjendet i pajetë 65-vjeçari në Divjakë

Një person është gjetur i pajetë në kanalin kullues në aksin rrugor pushimi i shoferit Divjakë pranë fshatit Goriçaj. Policia në vendngjarje për këtë rast konfirmon se viktima është shtetasi Mina Gjini, 65 vjeç banues në Këmishtaj dhe mblidhte kanoçe, raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat. Familjarët e kanë denoncuar të humbur mbrëmjen e djeshme në polici ndërkohë që rreth orës 18:00 është gjetur nga kalimtarë të rastit. Policia po kryen procedurat për zbardhjen e ngjarjes. Njoftimi i policisë: Sot rreth orës 18:00, në fshatin Goricaj, në një kanal vaditës, është gjetur i mbytur shtetasi M. Gj., 65 vjeç,...
Burimi: Top-Channel.tv