EMRI/ Kërcënoi një grua me armë zjarri, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë! Çfarë iu gjet në banesë

EMRI/ Kërcënoi një grua me armë zjarri, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë! Çfarë iu gjet në banesë

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Tiranë. Një 37-vjeçar i identifikuar si Ledian Lato ka kërcënuar me armë zjarri një grua. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamed Deliu”, ku ai dyshohet se e ka kanosur 40-vjeçaren për motive të dobta. Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë që dyshohet se e ka përdorur për kanosjen, 2 armë gjahu, 1 armë të ftohtë dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv