Emri/ Hyri i maskuar për të vjedhur një dyqan në Mamurras, arrestohet 36-vjeçari! Si tentoi të hynte brenda

Emri/ Hyri i maskuar për të vjedhur një dyqan në Mamurras, arrestohet 36-vjeçari! Si tentoi të hynte brenda

Një 36-vjeçar është arrestuar në Mamurras të Kurbinit, pasi tentoi të vidhte një dyqan. Antonio Muka, hyri i maskuar dhe me kapuç, për të vjedhur në një dyqan, pasi theu me çekiç xhamin e derës gjatë natës. policia ka sekuestruar çekiçin, maskën dhe kapuçin, teksa pas denoncimit arritën ta kapnin në flagrancë autorin. “Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në dyqan, autorin e dyshuar, me maskë dhe me kapuç, duke mbajtur një dorë një çekiç me të cilin dyshohet se kishte thyer xhamin e derës së dyqanit. Nga veprimet hetimore u identifikua autori...
Burimi: Top-Channel.tv