Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRI/ E rëndë, humb jetën elektriçisti 30-vjeçar në Divjakë
Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në Divjakë. Burime bëjnë me dije se i riu Xhuljo Shtëmbari me profesion elektriçist ka humbur jetën ndërsa ka qenë duke punuar në riparimin e linjës Mërtish-Gradishtë. Gjithashtu bëhet me dije se gjithçka ndodhi pas një gabimi në komunikim, ku 30-vjeçarit i ishte thënë se kishte stakuar linja. I riu ka humbur jetën sapo ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Policia shkoi në vendngjarje dhe kreu procedurat për të zbardhur ngjarjen. Njoftimi: Pasditen e sotme, në fshatin Mërtish, shtetasi Xh. Sh., 32 vjeç, me detyrë elektricist, gjatë riparimit të linjës së tensionit të mesëm, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor...