Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI/ Dyshohet se vodhi 8 biçikleta në Durrës, prangoset durrsaku
Hajduti i biçikletave 36-vjeçari Safet Tata ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet për vjedhjen e një numri të lartë biçikletash në qytetin e Durrësit. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit të koduar ‘Bicycle 3’. Ndërkohë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas. Njoftimi i Policisë: Durrës-Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Bicycle 3’. Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore një sërë vjedhjesh biçikletash në qytet. Arrestohet autori i dyshuar. Shërbimet e...