EMRI/ Arrestohet polici i burgut të Drenovës, fuste drogë brenda në qelitë e të dënuarve

EMRI/ Arrestohet polici i burgut të Drenovës, fuste drogë brenda në qelitë e të dënuarve

Pas disa muajsh hetimesh dhe përgjimesh, autoritetet kanë arrestuar sot Rudenc Myrte, punonjës i policisë në burgun e Drenovës. Burimet bënë të ditur për korespondenten e Syri TV, se ndaj policit ka pasur hetime të gjata, ndërsa dyshohet se kishte futur në ambientet e burgut doza me lëndë narkotike, konkretisht kanabis, si dhe sende të paligjshme. Myrte u arrestua në bazë të urdhrit të prokurorisë, pas një operacioni të koordinuar që ka zbuluar aktivitetin e dyshuar kriminal brenda institucionit. Hetimet dhe përgjimet e kryera gjatë muajve të fundit kanë qenë kyçe për zbardhjen e këtij rasti.
Burimi: Syri.net