Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
EMRI- Armë, antiplumb e targa false në banesë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Greqi
👁2055
Pamje nga operacioni i Policisë GREQI- Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke në zonën e Thrakomakedones, në Athinë. Gjatë kontrollit në banesën ku jetonte 32-vjeçari Kostandin Nesturi nga Saranda, dhe 29-vjeçari Aleksandros Bani nga Greqia, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatike me 9 fishekë, një jelek antiplumb, 5 fishekë të tjerë, një palë targa false, një kartë identiteti greke false, 2 vula zyrtare, 4 vula biznesi, 3.6 gram kokainë, 27 gram marihuanë, 2 peshore, 16 grirës për marihuanë dhe 2 kompjuterë laptopë. Policia greke po heton arsyet e mbajtjes së armatimit dhe dokumenteve false në banesë...