EMRI/ Aksident tragjik në Minierën e Katjelit, humb jetën 58-vjeçari, kryetar i sindikatës së minatorëve

EMRI/ Aksident tragjik në Minierën e Katjelit, humb jetën 58-vjeçari, kryetar i sindikatës së minatorëve

Një aksident tragjik ka ndodhur në Minierën e Katjelit. Nga burime për SYRI-n, mësohet se ka humbur jetën minatori Sajmir Bego, 58-vjeç, ndërsa administratori i minierës së kromit është Gëzim Balla.  Sipas informacionit nga terreni, viktima është kryetar i sindikatës së minatorëve. Paraprakisht nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Burimi: Syri.net