Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Emre Can për Juventusin: Eksperiencë fantastike, u largova për shkak të Sarrit
Ish-mesfushori i Juventusit, Emre Can, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, botuar sot, ku foli për sfidën që Borussia Dortmund e tij do të zhvillojë të dielën, pikërisht kundër bardhezinjve të së shkuarës së tij në Torino. “Për fat të keq, të dielën nuk do të luaj, – sqaron ai, – por do të jem në stadium dhe do ta shfrytëzoj rastin për të përshëndetur shumë miq. Nuk do ta harroj kurrë Juventusin dhe në mënyrë të veçantë ditën e parë në ‘Continassa’ me CR7”. Duke analizuar momentin e “Zonjës së Vjetër”, ai shpjegon: “Futbolli është i përbërë nga cikle, në kohën time ishin Chiellini, Bonucci, Barzagli, Dybala, Ronaldo, Khedira… Juventusi në vitet e fundit ka bërë rinovim gjeneratash, mjafton të mendosh se...