EMRAT+VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 2 vëllezër, shpall në kërkim djalin e njërit prej tyre për kanabis

EMRAT+VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 2 vëllezër, shpall në kërkim djalin e njërit prej tyre për kanabis

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të operacionit të koduar “Polinomi”, u finalizua operacioni i koduar “Polinomi 2”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:-Gjovalin Sheja, 49 vjeç, banues në fshatin Abat dhe Kujtim Sheja, 57 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re (vëllezër), si dhe u shpall në kërkim djali i 57-vjeçarit, shtetasi Kristjan Sheja, 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re.Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën e 49-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 66.8 kg lëndë e dyshuar...