Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, 4 persona kalojnë për gjykim për shit-blerje vote në zgjedhjet e 2021-shit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim, të procedimit penal nr.117 të vitit 2021 me marrëveshje fajësie në ngarkim të katër të pandehurve, të akuzuar për veprat penale si më poshtë: Ndoc Guri dhe Arben Kolaj, të akuzuar për veprën penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal; Ndrekë Lera dhe Ilir Sokoli, të akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328...