Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
EMRAT/ Shkelje në procedurat e tenderave dhe falsifikim, burg për ish-drejtoreshën e ARRSH Sonila Qato
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin për çështjen penale në ngarkim të 10 të pandehurve, të akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimeve publike dhe falsifikim dokumentesh. Çështja u shqyrtua në gjykim të zakonshëm, ndërsa vendimi u dha më 23 korrik 2025 nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Erjon Çela dhe Rudina Palloj. Shtatë nga të pandehurit u deklaruan të pafajshëm, pasi gjykata arriti në përfundimin se faktet për të cilat ishin akuzuar nuk përbënin vepra penale. Të liruar nga akuzat janë Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Admir...