Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
EMRAT/ Plagosja e dyfishtë, shpallen në kërkim dy vëllezërit, të dyshuar me rrezikshmëri të lartë
Policia e Sarandës, me mbështetjen e forcave të ndërhyrjes së shpejtë (FNSH), është vënë në kërkim të dy vëllezërve të dyshuar si autorë të një plagosjeje të ndodhur së fundmi në qytet. Të dyshuarit janë identifikuar si Ramadan Zoto, i njohur edhe me emrin Ramadan Canaj, 43 vjeç, dhe Erjon Canaj, 35 vjeç. Sipas burimeve policore, Ramadan Zoto/Canaj rezulton një person me rrezikshmëri të lartë, me precedentë penalë të mëparshëm në Greqi, ku është dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë veprimtarisë së tij kriminale jashtë vendit, ai mësohet se ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke. Aktualisht ai...