Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
EMRAT/ Plagosja e 5 personave në Laç, arrestohen dy autorët! Sherri nisi pas përplasjes së dy automjeteve! Zbardhen detajet
Vihen në pranga dy autorët që përdorën armët e zjarrit dhe për pasojë u plagosën 5 shtetas, Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjeza. Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur sot, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën me armë zjarri 5 persona, mes tyre një shitëse ambulante, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet në terren për kapjen e autorit. Nga tërësia e veprime hetimore të kryera deri tani, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive të dobëta (aksident rrugor me dëme shumë të vogla materiale) dhe më pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit. Nga këqyrja kamerave te sigurisë dhe...