EMRAT/ Përplasja në Orikum, zbardhet skema e gjobës 5 mln euro! Kryepolici Ndreu: 5 të arrestuar dhe 6 në kërkim

EMRAT/ Përplasja në Orikum, zbardhet skema e gjobës 5 mln euro! Kryepolici Ndreu: 5 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Policia e Vlorës, përmes një konference për mediat të mbajtur sot në mbrëmje (3 shtator), ka dhënë detaje të plota mbi incidentin e ndodhur në Orikum, ku u përfshinë biznesmenët Luan Muça dhe Vasil Bedinaj, për shkaqe pronësie. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Edvin Ndreu, deklaroi se: “Siç jeni bërë me dije nëpërmjet informacionit paraprak, sot, rreth orës 11:30, jemi njoftuar nga pronari i një hoteli në Radhimë, konkretisht nga shtetasi V. B., se kishte nevojë për ndihmë, pasi disa persona e kishin dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë dhe janë nisur në drejtim të adresës së dhënë.” Ndreu shtoi se “duke vlerësuar maksimalisht informacionin e marrë, u ngritën pika kontrolli në hyrje-daljet...